Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka emëruar Jeton Zulfaj në pozitën e Kryenegociatorit të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian.
“Kryenegociatori është përgjegjës për të gjitha çështjet të cilat ndërlidhen me procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian”, njofton Qeveria e Kosovës.

