Wednesday, September 16, 2026
HomeLajmeKosovëKurti emëroi zëvendësministrat

Kurti emëroi zëvendësministrat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të martën emëroi zëvendësministrat.

Sipas njoftimit për medie, Qeveria e Kosovës ka njoftuar për zëvendësministrat e emëruar.

Këta janë zëvendësministrat e emëruar:

Përparim Kryeziu, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës,

Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,

Hysni Mehani, zëvendësministër në Ministrinë e Financave,

Agon Batusha, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal,

Getoar Mjeku, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Ekonomisë,

Triera Kasumi-Berisha, zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë,

Fatban Bunjaku, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit,

Jeton Mehmeti, zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit,

Ali Dula, zëvendësministër i parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal,

Enver Dugolli, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme,

Zef Morina, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit,

Daulina Osmani, zëvendësministre e parë në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë,

Avni Zogiani, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,

Driton Hyseni, zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,

Agon Dobruna, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare,

Besart Jashari, zëvendësministër në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare,

Nora Arapi-Krasniqi, zëvendësministre e parë në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit,

Tijana Veljkovic, Zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit,

Arsim Berisha, zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë,

Genc Nimoni, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Drejtësisë,

Gegë Lleshi, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mbrojtjes,

Enis Kervan, zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes,

Lulzim Hetemi, zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim,

Ratomir Minic, zëvendësministër i parë në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim,

Igor Mitic, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,

Muhedin Nushi, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës,

Sejnur Veshall, zëvendësministër në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram