Në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca fillestare ndaj 53 të akuzuarve për masakrën në Mejë dhe fshatrat tjera të Gjakovës ku më 27 prill 1999 ishin vrarë 377 civilë.
Sipas propozimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se te njëjtit kanë qenë të pa arritshëm deri në momentin e ngritjes se aktakuzës.
Ata akuzohen se kanë kryer vrasje, torturë, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim të popullatës civile shqiptare.
Aktakuza për kë rast është ngritur me 8 dhjetor 2023. Të gjithë personat akuzohen në mungesë.
Të akuzuar në këtë rast janë: Momir Stojanoviq, Sreten Çamoviq, Nikola Miqunoviq, Milovan Kovaçeviq, Sergej Peroviq, Verolub Zhivkoviq, Milan Kotur, Radomir Çoliq, Dragutin Josifoviq, Franko Simatoviq, Momçilo Stanojeviq, Vllatko Vukoviq, Ilija Todorov, Stevo Kaponja, Dragan Zhivanoviq, Millosh Gjoshan, Danilo Zeçeviq, Dimitrije Rashoviq, Millosh Shçepanoviq, Predrag Stojanoviq, Aleksandar Pekoviq, Zhivko Vuksanoviq, Millutin Novakoviq, Sokol Abazi, Novica Stankoviq, Misho Popoviq, Millan Noviqeviq, Nenad Rajiçeviq, Muharrem Ibraj, Millan Slavkoviq, Dragan Isailloviq, Sasha Antiq, Zllatko Odak, Savo Lekiq, Dragan Raciq, Milladin Novakoviq, Dragan Pekoviq, Njegosh Prashqeviq, Dushan Prashqeviq, Ranko Vukadinoviq, Momçilo Stijoviq, Dushan Nedoviq, Gjokica Mihajloviq, Mirash Gegoviq, Zoran Mirkoviq, Aleksandar Miqunoviq, Llazar Drashkoviq, Mihill Abazi, Momçilo Novakoviq, Marko Abramoviq, Smajl Beqiri, Momçilo Pantiq dhe Predrag Miqunoviq.
Të lartpërmendurit ngarkohen se kanë shkelur rëndë rregullat e të drejtës ndërkombëtare, përkatësisht nenin 3 të përbashkët për katër Konventat e Gjenevës të 12 gushtit 1949 dhe protokollet shtesë, duke kryer vrasje, torturë, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrtim të popullatës civile të nacionalitetit shqiptar.
Sipas aktakuzës, nga data 27 prill 1999 deri më 29 prill 1999, në Komunën e Gjakovës, saktësisht në fshatrat : Mejë, Korenicë, Junik, Vogovë, Devë, Zhub, Batushë, Koshare, Molliq, Brovinë, Nivokaz, Morinë, Berjahë, Ponoshec, Pacaj, Dobrosh, Sheremet, Dallashaj, Rracaj, Stubëll, Nec, Smolicë, Popoc, Shishman, Babaj Bokës, Ramoc, Rrypaj, Madanaj, Orize, Duzhnjë, Guskë dhe Brekoc, forcat policore dhe ushtarake serbe, duke vepruar nën komandën e të pandehurve të lartcekur, kanë zhvilluar një sulm të gjerë dhe sistematik ndaj popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

