Wednesday, September 16, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i kthjellët me alternime vranësirash

Moti në Shqipëri i kthjellët me alternime vranësirash

ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në relievet malore në lindje dhe në zonën e jugut nga orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare kalimtare.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në jug dhe ato në lindje të territorit priten reshje shiu të herëpashershme, të izoluara dhe të dobëta. Në mënyrë tepër të izoluar këto reshje priten në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa valëzimi në detet Adriatik e Jon do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër21/33Diell pak re
Kukës12/27Diell re
Lezhë20/31Diell pak re
Dibër11/28Diell re
Durrës18/31Diell
Tiranë19/32Diell pak re
Elbasan17/32Diell re
Berat14/32Diell re shi
Vlorë18/31Diell re shi
Korçë10/25Diell re shi
Gjirokastër15/32Diell re shi
Sarandë17/31Diell
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram