Thursday, September 17, 2026
HomeLajmeKosovëKurti bën homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Xhavit Haziri

Kurti bën homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Xhavit Haziri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Xhavit Haziri, në Kastriot, në 28-vjetorin e rrëmbimit dhe zhdukjes së tij nga shërbimi sekret serb.

Kurti tha se Haziri ishte rrëmbyer më 17 shtator 1998, derisa po shkonte në zyrat e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Prishtinë, ku punonte.

“Për ta kujtuar jetën dhe nderuar veprën e Xhavit Hazirit, bëmë homazhe pranë shtatores së tij në Obiliq, në përvjetorin e zhdukjes së tij më 17 shtator të vitit 1998. Atë ditë, që ishte e enjte sikur edhe sot, Xhavit Haziri kishte dalur nga shtëpia e tij për të shkuar në zyret e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Prishtinë ku punonte. Kur po kalonte afër Xhamisë së Llapit, dy zyrtarë të shërbimit të fshehtë të Serbisë, e rrëmbyen dhe e futën në makinën e tyre të markës “Golf” me ngjyrë të bardhë. Dëshmitarët e rastit, kanë deklaruar që kjo makinë lëvizi në drejtim të rrugës ku gjendej Medreseja e Prishtinës. Katër ditë më pas, më 21 shtator, familjarët e raportuan të zhdukur Xhavit Hazirin në media, por ai ka mbetur i zhdukur që nga ajo kohë deri sot”, tha Kurti.

Me origjinë nga Druari i Vushtrrisë, Xhavit Haziri (1960) ishte shkolluar në Obiliq dhe kishte mbaruar studimet për drejtësi në Universitetin e Prishtinës.

Pas demonstratave të vitit 1981, Haziri u angazhua aktivisht në përafrimin dhe bashkimin e organizatave të fshehta politike në Kosovë, ndërsa nga viti 1986 deri më 1990 vuajti dënim me burg.

Pas lirimit, ai vazhdoi aktivitetin e tij politik dhe patriotik në Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Xhavit Haziri do të kujtohet për angazhimin e tij patriotik në historinë e betejave të popullit të Kosovës për liri. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram