Më 16 shtator, Sergey Lavrov mbajti një fjalim në Festivalin Ndërkombëtar të të Rinjve në Jekaterinburg, si pjesë e sesionit “Arkitektura e Re e Botës: Dialog i Hapur me Sergey Lavrov”. Pas fjalimit të tij hyrës, ai iu përgjigj një numri të madh pyetjesh nga pjesëmarrësit, përfshirë edhe nga serbët. Ja disa fragmente nga ai dialog në të cilin u përmend Serbia. I pyetur nese Serbia mund të konsiderohet , një vend që, nën udhëheqjen e Presidentit Aleksandar Vuçiç, ndjek një politikë të jashtme të pavarur dhe nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, si një vend i mundshëm për negociata midis Ukrainës dhe Rusisë, ai tha se cdo gjë që është e pranueshme për pjesëmarrësit në negociata është e mundur.”Nga rruga, kolegët tanë amerikanë, të cilët vizituan së fundmi përsëri Federatën Ruse, po nisen nga fakti se ata propozuan negociata trepalëshe. Një format i tillë ekzistonte tashmë në Emiratet e Bashkuara Arabe – SHBA, Rusia dhe Ukraina. Ne jemi të gatshëm për negociata dypalëshe dhe trepalëshe. Ne kurrë nuk i kemi refuzuar ato .Ne kemi folur tashmë për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç . Unë flas shpesh me të. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira. Ata ia thonë mjaft hapur: që Serbia të përparojë në rrugën evropiane, së pari, të njohë pavarësinë e Kosovës dhe së dyti, të bashkohet me sanksionet kundër Rusisë. Kjo është pikërisht historia “ose-ose” – kjo nuk është bota shumëpolare për të cilën po flisnim, që nënkupton lirinë për të zgjedhur rrugën e vet të zhvillimit dhe lirinë për të zgjedhur partnerë”.”, tha ai

