Friday, September 18, 2026
HomeLajmeKosovëJeta dhe veprimtaria e Flora Brovinës

Jeta dhe veprimtaria e Flora Brovinës

Flora Brovina, ishte një humaniste, mjeke, aktiviste për të drejtat e grave, pjesë e luftës së UÇK-së, shkrimtare, gazetare, si dhe kontribuese e çështjes kombëtare për çlirimin e shqiptarëve nga Serbia.

Ajo lindi më 30 shtator të vitit 1949 në Skënderaj. Si një vajzë me ambicie të mëdha, ajo vazhdoi shkollimin në klasën e vetme me shqiptarë.

Në mungesë të një dege të Fakultetit të Mjekësisë, rrugëtimin e saj të ngritjes akademike, Flora Brovina e vazhdoi në Beograd, edhe pse u përball me shumë vështirësi etnike, sepse ishte e vetmja shqiptare në atë kohë. Gazetaria ishte fusha që e intrigonte shumë.

Përmes shkrimeve të saj në gazetën Rilindja, Flora Brovina sensibilizoi çështjen e shkollimit të vajzave. Në vitin 1981, pas demonstratave të shqiptarëve, duke parë nevojën e madhe për të pasur më shumë mjekë shqiptarë, u angazhua si pediatre për të dhënë kontributin e saj. Në Kosovë po vazhdonte presioni nga regjimi i Serbisë në atë kohë. Përmes mostrave të gjakut, të cilat i prezantoi Flora dhe që u dërguan në Francë, u vërtetua se në Kosovë kishte pasur helmim me helm toksik.

Flora Brovina gjithashtu ishte edhe themeluese e Lidhjes Shqiptare të Gruas, ku aktivitetin e saj e kishte filluar me protesta të shumta, të cilat kulmuan me protestën masive të grave, e njohur si protesta me bukë në dorë. Me fillimin e luftës në Kosovë, Flora Brovina angazhohej për furnizimin e spitaleve të UÇK-së me barna, veshmbathje dhe ushqime.

Më 20 prill të vitit 1999, gjatë luftës, Flora Brovina u arrestua në Prishtinë nga forcat serbe, në një proces që u kritikua fuqishëm nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Pas afro 19 muajsh burgim, Flora Brovina u lirua në nëntor të vitit 2000. Flora Brovina u vlerësua me shumë çmime ndërkombëtare për veprimtarinë e saj humanitare dhe paqësore. Pas çlirimit të Kosovës, Flora u angazhua në politikë duke u bërë deputete.

Ajo ishte iniciatore dhe themeluese e grupit të grave deputete. Flora Brovina ishte edhe bashkëshkruese e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, si dhe kandidatja e parë grua për presidente të Kosovës.

Pas shumë dekadash kontributi, përpjekjesh, vuajtjesh dhe torturash, më në fund pasioni i fjetur për krijimtarinë letrare ishte kthyer dhe viteve të pleqërisë po shtonte të njërat. Jeta e saj u shua më 15.7.2026, duke lënë gjurmë në historinë më të re të Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram