ATSH/ Vendi ynë pritet të ndikohet të premten nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me mot të kthjellët dhe vranësira deri mesatare përgjatë relieveve malore.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të jenë më të pranishme kryesisht në veri dhe pjesërisht në qendër të vendit.
Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët priten përgjatë relieveve malore në veri dhe lokalisht në qendër, kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në atë jugperëndimore, si dhe në lugina, era pritet të arrijë shpejtësi deri në 12 m/s.
Në detet Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i forcës 1-3 ballë.
Në përgjithësi, dita e premte pritet të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm, me episode të dobëta reshjesh në zonat malore.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 13/30 | Diell re |
| Kukës | 18/32 | Diell re |
| Lezhë | 17/32 | Diell pak re |
| Dibër | 12/29 | Diell pak re |
| Durrës | 18/33 | Diell pak re |
| Tiranë | 20/34 | Diell pak re |
| Elbasan | 20/34 | Diell re |
| Berat | 17/34 | Diell pak re |
| Vlorë | 19/32 | Diell pak re |
| Korçë | 12/30 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 15/34 | Diell pak re |
| Sarandë | 20/32 | Diell pak re |

