Tuesday, September 22, 2026
HomeLajmeKosovëAbdixhiku: LDK do të kërkojë përjetësisht zbardhjen e vrasjes së Kolonel Ahmet...

Abdixhiku: LDK do të kërkojë përjetësisht zbardhjen e vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqi

Kreu i LDK Lumir Abdixhiku ne nje postim ne profilin e tij perkujtoi pervjetorin e vrasjes se 28 vite më parë te Kolonel Ahmet Krasniqi, ne Tirane. AI shkruan: ” Ministri i Luftës që për komandant suprem njihte Presidentin Ibrahim Rugova, u vra 28 vite më parë, në Tiranë.

Ushtarak i karrierës, strateg e atdhetar, ai i priu organizimit të mbrojtjes së Kosovës në ditët më të rënda të saj. Për të, Republika ishte betim. Mbrojtja e saj ishte detyrë. Liria e popullit të tij ishte qëllimi i jetës.

Vrasja e tij ishte goditje ndaj vetë përpjekjes sonë për liri. E sot, 28 vite më pas, mungesa e drejtësisë rëndon mbi shtetin që ai nuk arriti ta shihte të lirë.

Sot, në varrezat e Velanisë, mes familjarëve, bashkëveprimtarëve e zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, nderuam Kolonel Ahmet Krasniqin!

LDK do të kërkojë përjetësisht zbardhjen e vrasjes së tij dhe të të gjitha vrasjeve politike.

Ky zotim nuk skadon dhe këtë përgjegjësi që do ta bartim brez pas brezi. Deri në të vërtetën. Deri në drejtësi”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram