Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK) ka arritur të digjitalizojë 10 milionë dokumente arkivore.
Bogujevci e ka cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme në procesin e ruajtjes dhe modernizimit të materialit arkivor të Kosovës.
Ajo ka bërë me dije se puna për digjitalizimin e dokumenteve po vazhdon, me synimin që materialet me vlerë historike, shkencore dhe kulturore të ruhen dhe të jenë më të qasshme për studiuesit, institucionet dhe qytetarët.

