Një 46-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, kundër të cilit ishte në pritje një urdhër arresti evropian nga autoritetet italiane për trafik kokaine, ra në duart e autoriteteve greke.
Arrestimi i tij u bë të shtunën pasdite, nga oficerët e policisë së Paionisë, ndërsa 46-vjeçari hyri në Greqi nëpërmjet stacionit kufitar Evzones Kilkis.
Sipas urdhër-arrestit evropian, autoritetet italiane po kërkojnë ekstradimin e tij për të vuajtur dënimin e dhënë ndaj tij për trafikimin e 35 kilogramëve kokainë. Akti dyshohet se ka ndodhur në vitin 2007, ndërsa substanca narkotike është importuar nëpërmjet Spanjës dhe ka përfunduar në Napoli të Italisë.
46-vjeçari pritet të çohet në Prokurorinë e Apelit të Selanikut për të ekzekutuar urdhrin e arrestit dhe për të filluar procedurat për ekstradimin e tij në Itali.
Burimi: APE-MPA

