Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare, ndërsa nuk parashihen reshje.
Të shtunën, më 26 shtator, temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 15 deri në 18 gradë. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra për sekondë.
Të dielën, më 27 shtator, temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 16 deri në 19 gradë. Edhe gjatë kësaj dite era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra për sekondë.
Sipas IHMK-së, kushtet biometeorologjike gjatë së shtunës do të jenë kryesisht të mira dhe të favorshme për shumicën e njerëzve. Temperaturat e mëngjesit do të jenë relativisht të ulëta, ndërsa gjatë ditës kushtet do të jenë më të përshtatshme për aktivitete në ambiente të hapura.
Edhe të dielën kushtet biometeorologjike pritet të jenë të mira dhe përgjithësisht të favorshme. Mëngjeset do të jenë të freskëta, ndërsa gjatë ditës, me rritjen e temperaturave dhe motin kryesisht me diell, priten kushte komode biometeorologjike.

