Friday, September 25, 2026
HomeLajmeKosovëMoti në Shqipëri me reshje shiu me intensitet të ulët, kthjellime gjatë...

Moti në Shqipëri me reshje shiu me intensitet të ulët, kthjellime gjatë pasdites

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura deri në orët e pasdites më pas mot me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të bëhen prezente që në orët e para të mëngjesit e deri në orët e pasdites në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe intensitet deri mesatar. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut mbeten prezente të herëpashershme, por të dobëta dhe afatshkurtra, dhe kryesisht në relievet malore në lindje të vendit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 15-16 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër13/20Re shi
Kukës8/16Re shi
Lezhë16/18Re shi
Dibër7/14Re shi
Durrës14/24Re shi
Tiranë16/24Re shi
Elbasan15/24Re shi
Berat12/24Re shi
Vlorë16/25Re shi
Korçë6/19Re shi
Gjirokastër7/26Re shi
Sarandë17/26Re shi

/r.e/

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram