Monday, September 28, 2026
HomeLajmeKosovëFSK certifikon 16 pjesëtarë pas trajnimit të avancuar për Kërkim-Shpëtim

FSK certifikon 16 pjesëtarë pas trajnimit të avancuar për Kërkim-Shpëtim

Në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH), në kuadër të Komandës së Gardës Kombëtare, ka përfunduar trajnimi i avancuar për Kërkim-Shpëtim.

Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, trajnimi dyjavor kishte për qëllim avancimin e njohurive dhe aftësive profesionale të pjesëtarëve për operacionet e kërkim-shpëtimit në terrene të vështira.

Programi përfshiu pjesë teorike dhe praktike, me fokus në sistemet e ankorimit, boltimet, sistemet e litarëve, evakuimin e viktimave, teknikat e alpinizmit dhe procedura të tjera të specializuara.

Në përmbyllje të trajnimit u zhvillua një ushtrim 72-orësh në zonën e Rugovës, ku pjesëmarrësit zbatuan në praktikë teknikat e mësuara dhe u përballën me skenarë të simuluar të kërkim-shpëtimit.

Në përfundim të programit, 16 pjesëtarë u certifikuan me sukses.

FSK ka thënë se trajnime të tilla kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe gatishmërisë operacionale për reagim në situata emergjente dhe terrene të vështira.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram