Monday, September 28, 2026
HomeLajmeKosovëIKShPK: 180 raste me fruth në Kosovë, mbi 95 për qind të...

IKShPK: 180 raste me fruth në Kosovë, mbi 95 për qind të pavaksinuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 27 shtator 2026 janë konfirmuar 180 raste me fruth në Kosovë.

Sipas IKShPK-së, vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar tetë raste të reja, ndërsa mbi 95 për qind e rasteve të konfirmuara i përkasin personave të pavaksinuar me vaksinën MMR.

Instituti ka bërë të ditur se, krahas vaksinimit të rregullt sipas kalendarit kombëtar, është intensifikuar edhe vaksinimi i vonuar për fëmijët që nuk janë vaksinuar me kohë.

Sipas të dhënave të IKShPK-së, gjatë këtij viti janë vaksinuar më shumë se 3,176 fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç.

IKShPK u ka bërë thirrje prindërve dhe qytetarëve që të vaksinojnë fëmijët, duke theksuar se vaksinimi mbetet masa më e rëndësishme për mbrojtjen nga fruthi dhe për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram