Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka zgjeruar flotën e saj operative me 20 mjete të reja, në kuadër të investimeve për modernizimin e autoparkut dhe rritjen e kapaciteteve të kompanisë.
Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, investimi kap vlerën mbi 1 milion euro dhe përfshin 10 vetura, shtatë kamioneta, dy ekskavatorë dhe një autobot.
Nga kompania kanë thënë se mjetet e reja do të përdoren nga ekipet në terren për intervenime dhe për trajtimin e kërkesave të konsumatorëve.
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se zgjerimi i flotës synon të rrisë efikasitetin operacional dhe të përmirësojë kapacitetet për ofrimin e shërbimeve.

