Friday, November 6, 2026
HomeLajmeKosovëShabani: Vendimi i Hagës për boshnjakët e Kosovës është i papranueshëm

Shabani: Vendimi i Hagës për boshnjakët e Kosovës është i papranueshëm

Deputeti boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Bahrim Shabani, ka deklaruar se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i papranueshëm.

“Shpreh respektin tim më të thellë për ta dhe për të gjithë ata që kanë luftuar për lirinë e vendit tonë. Vendimi i Hagës për ne është i papranueshëm”, tha Shabani në seancën e Kuvendit.

Ai u shpreh me shpresën që kjo çështje të përfundojë me lirimin e ish-krerëve të UÇK-së dhe kthimin e tyre pranë familjeve.

Shabani foli edhe për rëndësinë e ruajtjes së identitetit, gjuhës dhe traditës së komunitetit boshnjak në Kosovë, ndërsa theksoi se 28 Shtatori është një ditë për të kujtuar këto vlera.

Ai përshëndeti edhe vendimin e Kosovës për heqjen e vizave për qytetarët e Bosnjës e Hercegovinës dhe u bëri thirrje institucioneve të Bosnjës që të ndërmarrin një hap të ngjashëm për qytetarët e Kosovës.

Në fund të fjalimit, Shabani uroi komunitetin boshnjak për 28 Shtatorin – Ditën e Boshnjakëve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram