Wednesday, September 30, 2026
HomeEkonomiVazhdon ngritja e çmimeve të derivateve

Vazhdon ngritja e çmimeve të derivateve

Një litër naftë në disa prej pompave në vend ka shkuar në rreth 1 euro e 95 centë, e një litër benzinë në rreth 1 euro e 67 centë.

Ndërsa, ka edhe kompani derivatesh që një litër naftë të hënën e shitën për rreth 1 euro e 91 centë.

“Është një rritje ekstreme e çmimeve të derivateve në gjithë botën. Lufta e ka bërë të vetën dhe te ne po reflektohen çmimet””, tha Fadil Berjani, pronar i një biznesi derivatesh.

Naftëtarët nuk përjashtojnë mundësinë që edhe më tej të ketë luhatje të çmimeve të derivateve.

Në berzën ndërkombëtare një litër naftë sillet rreth 60 centë.

Megjithatë, para se nafta të vijë në Kosovë, ajo i nënshtrohet një sërë procesesh të rafinimit, transportit, magazinimit, pastaj llogaritet edhe çmimi i akcizës e TVSH-së.

Njohës të fushës thonë se Kosova nuk ka rezerva të derivateve andaj edhe çmimet e tyre mund të ngrihen.

Sipas njohësit të Ekonomisë, Lulzim Beqiri, ngritja e çmimeve të derivateve do të ndikojë edhe në shtrenjtimin e produkteve dhe shërbimeve tjera për qytetarët.

Nga Ministria e Industrisë kanë deklaruar se vazhdimisht janë duke monitoruar çmimet e derivateve dhe se ka mbikëqyrje të plotë të tregut.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram