Friday, October 23, 2026
HomeLajmeKosovëFëmija dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës, Policia nis hetimet

Fëmija dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës, Policia nis hetimet

Një fëmijë është pranuar pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, mëngjesin e sotëm.

Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës ka bërë të ditur për RTKlive se rasti është raportuar në Polici më 29 shtator 2026, rreth orës 09:30, nga Emergjenca e Spitalit Rajonal në Pejë.

“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Treboviq-Pejë, si dhe në Spitalin rajonal në Pejë, me qëllim të sqarimit të rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë Rugova .

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Sipas policisë, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i fëmijës u është liruar familjarëve për ceremoninë mortore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram