Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në fshatin Jelloc të Komunës së Klinës.
Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova.
Sipas tij, policia është njoftuar për rastin rreth orës 06:20 dhe njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e personit.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, ku do t’i nënshtrohet obduksionit”, ka thënë ai.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe mbetet nën hetim nga organet kompetente.

