Tuesday, September 29, 2026
HomeLajmeKosovëPolicia parandalon kontrabandimin e rreth një mijë artikujve në Han të Elezit

Policia parandalon kontrabandimin e rreth një mijë artikujve në Han të Elezit

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit me mallra në Han të Elezit, ku janë sekuestruar përkohësisht një automjet furgon dhe mallra të ndryshme pa dokumentacion përkatës.

Sipas Policisë, më 28 shtator, njësitet e Drejtorisë së Kufirit kanë pranuar informacion se në Han të Elezit ndodhej i parkuar një furgon me targa vendore, për të cilin dyshohej se ishte i ngarkuar me mallra pa dokumentacion.

Gjatë veprimeve policore në lokacion është identifikuar edhe një depo ku ndodheshin mallra të ndryshme. Në koordinim me prokurorin kujdestar, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale dhe ka sekuestruar përkohësisht automjetin dhe mallrat.

Më 29 shtator, pas konsultimit me prokurorin kujdestar dhe ekzaminimit të mallrave nga zyrtarët e Doganës së Kosovës, rasti është iniciuar si kundërvajtje doganore.

Gjatë numërimit të përbashkët nga zyrtarët policorë dhe doganorë janë evidentuar rreth 1,000 artikuj të ndryshëm, përfshirë pajisje elektronike dhe teknike, pajisje kompjuterike, tekstil, materiale të ndryshme, duhan të papërpunuar dhe artikuj të tjerë.

Automjeti dhe mallrat e sekuestruara i janë dorëzuar njësisë kompetente të Doganës së Kosovës për procedura të mëtejshme.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram