Tuesday, September 29, 2026
HomeLajmeVuçiqi përfshin në listën zgjedhore figura të lidhura me Sheshelin

Vuçiqi përfshin në listën zgjedhore figura të lidhura me Sheshelin

Pavarësisht kritikave ndërkombëtare, Aleksandër Vuçiq po bashkon në listën e tij zgjedhore edhe figura të lidhura me të kaluarën radikale të Serbisë, përfshirë persona të afërt me Vojislav Sheshelin. Në listë janë edhe djali i Sheshelit dhe Vjerica Radeta, ndaj së cilës është lëshuar urdhër ndërkombëtar për arrestim dhe dorëzim në Hagë. Afrimi me radikalët ka nxitur kritika nga opozita serbe, e cila e sheh këtë bashkëpunim si sinjal për qasjen e pushtetit ndaj së kaluarës së luftës dhe rajonit.

Aleksander Vuçiqi po afron në listën e tij zgjedhore persona të akuzuar për krime lufte dhe figura të lidhura me të kaluarën radikale të Serbisë.

Në listë janë edhe djali i Vojislav Sheshelit dhe Vjerica Radeta, ndaj së cilës ekziston urdhër ndërkombëtar për arrestim dhe dorëzim në Hagë. Vetë Shesheli është dënuar përfundimisht për krime kundër njerëzimit.

Ky bashkëpunim ka shkaktuar kritika të forta nga opozita serbe.

“Ne nuk e duam Serbinë e Sheshelit. Ne prej kohësh themi se jetojmë në Serbinë e Sheshelit. Ajo që duam është sundimi i ligjit”, ka thënë Marinika Tepiq nga Partia për Liri dhe Drejtësi.

Në Partin Përparimtare Serbe, afrimin me radikalët e cilësojnë si bashkim të “forcave patriotike”, ndërsa opozita thotë se ky koalicion dërgon mesazh edhe për rajonin.

“Vuçiqi, si radikal, së bashku me Vojislav Sheshelin, është gjenerator i dhunës në Ballkan”, ka thënë Goran Jeshiq nga Lëvizja “Solidariteti”.

Vuçiqi vetë ishte pjesë e Partisë Radikale të Sheshelit, para se të largohej në vitin 2008 dhe të merrte pjesë në themelimin e SNS-së.

Për kritikët, afrimi me radikalët nuk është vetëm marrëveshje zgjedhore, por sinjal për qasjen e pushtetit në Beograd ndaj së kaluarës së luftës dhe rajonit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram