Wednesday, September 30, 2026
HomeLajmeKosovëNis protesta e 15-të “Jo në emrin tim” në Prishtinë

Nis protesta e 15-të “Jo në emrin tim” në Prishtinë

Pak minuta më parë ka nisur protesta e 15-të e iniciativës “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protesta po mbahet në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në protestën e sontme janë paralajmëruar fjalime dhe aktivitete të ndryshme. 

Protestat janë zhvilluar në ditët e fundit në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës, me pjesëmarrësit që kanë kundërshtuar aktgjykimin dhe kanë kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Ndërkohë, nesër në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, platforma qytetare “Liria ka Emër” do të mbajë protestë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Përfaqësuesit e platformës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram