Thursday, October 1, 2026
HomeLajmeKosovëKosova dënon sulmin në avionin “FlyDubai” që ishte nisur drejt Tel Avivit

Kosova dënon sulmin në avionin “FlyDubai” që ishte nisur drejt Tel Avivit

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e ndodhur në bordin e një fluturimi të kompanisë flydubai, i cili ishte nisur drejt Tel Avivit.

Konjufca, përmes një reagimi, e cilësoi sulmin si të tmerrshëm, ndërsa vlerësoi guximin e kapitenit, ekuipazhit dhe pasagjerëve, të cilët, sipas tij, parandaluan atë që mund të kishte qenë një tragjedi e rëndë.

“Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm në bordin e fluturimit të flydubai, i cili ishte nisur drejt Tel Avivit. Guximi i kapitenit, ekuipazhit dhe pasagjerëve parandaloi atë që mund të kishte qenë një tragjedi shkatërruese. Dhuna ndaj civilëve dhe aviacionit civil duhet të dënohet gjithmonë pa mëdyshje”, ka shkruar ai në X.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram