Thursday, October 1, 2026
HomeLajmeKosovëPolicia paralajmëron kufizime të qarkullimit gjatë protestës në Prishtinë

Policia paralajmëron kufizime të qarkullimit gjatë protestës në Prishtinë

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë për protestën e organizuar sot në Prishtinë nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta nis në orën 16:00 në sheshin “Skënderbeu”, nën moton “Jo në emrin tim”.

Policia ka njoftuar se do të angazhojë njësi policore para, gjatë dhe pas protestës, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe mbarëvajtjes së tubimit pa incidente.

Për shkak të zhvillimit të protestës dhe lëvizjes së pjesëmarrësve, nga ora 15:00 do të ketë kufizime ose ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në rrugët e prekura nga aktiviteti.

Sipas Policisë, përkohësisht do të mbyllen për qarkullim rrugët “Luan Haradinaj” dhe “Enver Zymeri”, ndërsa, varësisht nga nevojat operative, mund të ketë ndërprerje të përkohshme edhe në rrugë të tjera.

Policia ka bërë të ditur se do të angazhojë edhe njësi patrulluese të trafikut, në rast të nevojës për riorientimin e qarkullimit në rrugë alternative.

Policia e Kosovës ka theksuar se e njeh të drejtën e qytetarëve për shprehje të lirë përmes tubimeve dhe protestave të qeta dhe ka apeluar te pjesëmarrësit që të respektojnë ligjet dhe rregullat në trafikun rrugor.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram