Saturday, October 3, 2026
HomeLajmeKosovëSulmoi dy policë gjatë detyrës në Prishtinë, i dyshuari përfundon në mbajtje

Sulmoi dy policë gjatë detyrës në Prishtinë, i dyshuari përfundon në mbajtje

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas Policisë së Kosovës, raportohet se incidenti ka ndodhur derisa zyrtarët policorë po legjitimonin një person tjetër që ndodhej në një veturë dhe që dyshohet se ishte i afërm i të dyshuarit.

Gjatë incidentit, në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe një person tjetër, i cili dyshohet se ka penguar njësinë policore dhe ka tentuar ta ndihmojë të dyshuarin që të largohej nga vendi i ngjarjes.

Për rastin, përveç njësive policore, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram