Tuesday, November 17, 2026
HomeLajmeKosovëZjarr në një qendër tregtare në rrugën Fushë-Kosovë-Prishtinë

Zjarr në një qendër tregtare në rrugën Fushë-Kosovë-Prishtinë

Një qendër tregtare, e destinuar për lojëra dhe produkte për fëmijë, është përfshirë nga flakët në rrugën Fushë-Kosovë-Prishtinë. Policia e Kosovës ka konfirmuar se nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka thënë se janë në vendngjarje bashkë me zjarrfikësit. “Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Lidhja e Pejës në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Sipas informatave fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që zjarrëfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Edhe Komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, ka konfirmuar për RTKLive se ekipet janë në terren.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram