Monday, October 5, 2026
HomeLajmeKosovë“Jo në emrin tim” vazhdon protestat, Haziri fton qytetarët në shesh

“Jo në emrin tim” vazhdon protestat, Haziri fton qytetarët në shesh

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët të mblidhen sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e 19-të të protestës.

Sipas njoftimit të Hazirit, tubimi është paraparë të nisë në orën 19:00. Ai ka përsëritur kërkesën për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

“Nuk lodhemi. Nuk ndalemi. Kërkesa jonë është e qartë: VOTOJENI LIGJIN!”, ka shkruar Haziri.

Në fund të ftesës, ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje me mesazhin: “Për UÇK-në. Për drejtësi. Shihemi në shesh!”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram