Tuesday, October 6, 2026
HomeLajmeKosovëHaziri: Protestoni qetë, mos hidhni mjete piroteknike ndaj policisë

Haziri: Protestoni qetë, mos hidhni mjete piroteknike ndaj policisë

Njëri nga organizatorët e protestës, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë dhe të mos hedhin mjete piroteknike në drejtim të policisë.

Haziri: Kur flasim për UÇK-në, interesat partiake do të lihen anash

Njëri nga organizatorët e protestës, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Haziri tha se protesta po mbahet pa dallime partiake dhe se qëllimi i saj është mbështetja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Bëj thirrje çdo qytetari të na bashkohet tani në sheshin “Skënderbeu”. Ejani në shesh, pa dallime mes nesh. Jemi këtu për UÇK-në, për gjakun e derdhur për liri, për historinë tonë. Kjo protestë nuk është pronë e askujt. Janë bërë 21 ditë e net dhe kryeministri thotë se nuk ka parë e nuk na ka dëgjuar. Ia themi se kemi qëndruar 21 ditë dhe do të jemi këtu, sepse kur flasim për UÇK-në, interesat partiake do të lihen anash. Kemi një kërkesë: votoni ligjin për Dhomat, për UÇK-në. Prandaj, sot u drejtohemi të gjitha partive, pa dallim: merrni përgjegjësinë dhe procedojeni ligjin për UÇK-në. Zëri ynë do të vazhdojë të dëgjohet. Ejani, pa dallime partie dhe bindjesh. Ejani për UÇK-në. Kërkesa mbetet e njëjta: votojeni ligjin për UÇK-në”, tha Haziri.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram