Wednesday, October 7, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet i dyshuari për sulmin ndaj gazetarit Jeton Sopa

Arrestohet i dyshuari për sulmin ndaj gazetarit Jeton Sopa

Është arrestuar personi i dyshuar për sulmin ndaj gazetarit Jeton Sopa, gjatë protestës pranë Kuvendit të Kosovës.

Personi me inicialet L.G. dyshohet se ka sulmuar gazetarin Sopa, i cili po raportonte nga protesta. Sopa ishte penguar teksa po kryente detyrën e tij si gazetar dhe rastin e kishte raportuar në Polici.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë pas hetimeve lidhur me rastin, ndërsa ndaj tij pritet të zhvillohen procedurat e mëtejshme ligjore.

Sulmi ndaj gazetarit Jeton Sopa kishte ndodhur më 5 tetor, gjatë protestës pranë Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit kërkonin miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram