Thursday, October 8, 2026
HomeLajmeKosovëDhomat e Specializuara dhe ZPS pa koment për ndryshimet e ligjit

Dhomat e Specializuara dhe ZPS pa koment për ndryshimet e ligjit

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se nuk janë konsultuar lidhur me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të miratuara mbrëmë në seancë të jashtëzakonshme nga Kuvendi i Kosovës.

Në një përgjigje për RTK-në, Dhomat e Specializuara thanë se për momentin nuk kanë koment lidhur me ndryshimet e miratuara nga Kuvendi.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk janë konsultuar. Për momentin nuk kemi ndonjë koment. Dhomat e Specializuara janë tërësisht të fokusuara në zbatimin e mandatit të tyre për të garantuar procese gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të sigurta, si dhe për të garantuar mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave”, thuhet në përgjigjen e DHSK-së për RTK-në.

Edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka thënë se nuk ka koment lidhur me ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës.

“Faleminderit për komunikimin tuaj. Megjithatë, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk ka koment”, thuhet në përgjigjen e ZPS-së për RTK-në.

Kuvendi i Kosovës të martën miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Projektligji u miratua me shumicën e votave të deputetëve, në të njëjtën seancë ku u zgjodh edhe presidentja e re e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram