Wednesday, October 7, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu uron presidenten: U përmbyll një proces i gjatë dhe i vështirë...

Haxhiu uron presidenten: U përmbyll një proces i gjatë dhe i vështirë politik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar presidenten e re të Kosovës, akademiken Justina Shiroka-Pula, duke i dëshiruar mbarësi në ushtrimin e detyrës.

Haxhiu, e cila më herët ka ushtruar detyrën e u.d. presidentes së Kosovës, ka thënë se Kuvendi ka përmbyllur një proces të gjatë dhe të vështirë politik, duke arritur marrëveshje dhe gjetur zgjidhje institucionale.

Ajo ka thënë se për të ka qenë nder i veçantë ushtrimi i detyrës së presidentes së Kosovës në një periudhë me përgjegjësi të mëdha institucionale.

“Këtë detyrë e kam ushtruar me respekt të plotë për institucionin dhe me përkushtim, duke u angazhuar që të ruhet vazhdimësia e funksionimit të shtetit deri në zgjedhjen e Presidentes së re”, ka shkruar Haxhiu.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar, mbrëmë në mesnatë, Justina Shiroka-Pulën për presidente të Republikës së Kosovës

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram