Wednesday, October 7, 2026
HomeLajmeKosovëJustina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyren e presidentes

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyren e presidentes

Justina Shiroka-Pula ka marrë sot zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës.

Ceremonia e inaugurimit të presidentes së re është zhvilluar para objektit të Kuvendit të Kosovës, ku ushtruesja e deritanishme e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Shiroka-Pulës.

Në hyrje të oborrit të Kuvendit, presidentja e re është pritur nga Haxhiu. Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe partive politike.

Ceremonia ka nisur me ekzekutimin e himnit të Republikës së Kosovës nga Togu Ceremonial i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të mbajtur të martën mbrëma, e cila përfundoi në orët e para të së mërkurës.

Ajo mori 81 vota në rundin e parë të votimit, duke siguruar kështu zgjedhjen në fund të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Zgjedhja e saj erdhi pas propozimit të kryeministrit Albin Kurti dhe mbështetjes që ajo mori edhe nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Inaugurimi ka nisur me ekzekutimin e himnit të Kosovës nga Togu Ceremonial i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram