Analisti politik Jasmin Mujanoviç ka vlerësuar zhvillimet e fundit në Kosovë, duke thënë se qeveria dhe opozita meritojnë vlerësim për lënien mënjanë të interesave të ngushta partiake në funksion të stabilitetit të qytetarëve.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Mujanoviç ka thënë se lajmet nga Kosova janë inkurajuese.
“Qeveria dhe opozita meritojnë të dyja vlerësim për lënien më në fund mënjanë të interesave të ngushta partiake për të siguruar stabilitet për qytetarët e tyre”, ka shkruar ai.
Megjithatë, Mujanoviç ka theksuar se sfidat dhe kërcënimet ndaj Kosovës mbeten të mëdha.
“Është koha që Prishtina të ripërkushtohet për t’i trajtuar sistematikisht këto çështje”, ka deklaruar ai.

