Wednesday, October 7, 2026
HomeLajmeKosovëPeleshi uron Presidenten e re të Kosovës, Shiroka-Pula

Peleshi uron Presidenten e re të Kosovës, Shiroka-Pula

ATSH/ Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi uroi sot presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen në krye të shtetit.

Pas një ngërçi të zgjatur politik, Kuvendi i Kosovës zgjodhi mbrëmë Presidenten e re të Republikës, Justina Shiroka-Pulën.

Në orën e fundit të afatit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit të Kosovës, PDK-ja ka pranuar propozimin e kryeministrit Albin Kurti për Justina Shiroka-Pulën duke shmangur vijimin e krizës politike.

Ajo u zgjodh në raundin e parë të votimit, me 81 vota pro, minimumi i kërkuar në këtë raund.

Pas zgjedhjes në postin e presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula bëri betimin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram