Wednesday, October 7, 2026
HomeLajmeBotëSpanjë: Maricarmen Abascal, gruaja e moshuar që simbolizonte krizën e strehimit, ka...

Spanjë: Maricarmen Abascal, gruaja e moshuar që simbolizonte krizën e strehimit, ka vdekur

Maricarmen Abascal, gruaja që simbolizoi krizën e strehimit në Spanjë , ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.

Dëbimi i Abascal nga shtëpia ku ajo jetoi për gati 70 vjet shkaktoi zemërim dhe protesta në të gjithë vendin.

Abascal u shtrua në spital pas dëbimit të saj, ndërsa mijëra spanjollë demonstruan për ditë të tëra në qendër të Madridit, duke protestuar kundër trajtimit të 87-vjeçares, por gjithashtu duke bërë thirrje për ndërhyrje për të adresuar krizën e strehimit në vend.

Rasti i saj nxori në pah presionin në rritje mbi qiramarrësit afatgjatë në qytetet e mëdha dhe destinacionet e njohura turistike, ku qiratë në rritje, gentrifikimi dhe mungesa e strehimit të përballueshëm kanë nxitur trazira sociale dhe politike.

Të hënën, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shpalli zgjedhje të parakohshme parlamentare mes reagimeve të përshkallëzuara dhe protestave masive.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram