Thursday, October 8, 2026
HomeTurizëmNetët magjike të Teatrit në Butrint-fund vere në Ksamil, mbretëresha e Jonit

Netët magjike të Teatrit në Butrint-fund vere në Ksamil, mbretëresha e Jonit

Nga Ilir Krasniqi

Fundi i verës dhe fillimi i vjeshtës, në këtë fund të shtatorit  që sapo shkoi, na gjeti në eventin : “Netët Magjike të Teatrit në Butrint”.

Më erdhi si surprizë jo vetëm për sezonin, por  për emocionet që më mbushën, duke ndierë nga afër ringjalljen e teatrit në amfiteatrin antik  të Butrintit, si dhe për shkak të qëndrimit tim në Ksamil, ku në fillim vit,  gjatë një udhëtimi të mëparshëm  në parkun nacional, nuk arrita ta vizitoj. ‘Netët magjike të teatrit” na bashkuan edhe me miq nga emigracioni  me të cilët, kishim kohë që nuk ishim parë.

Udhëtimi nga Tirana drejt Ksamilit, edhe pse i gjatë me makinë, më shijoi tepër. Ai u bë edhe më i këndshëm për shkak se shoqëruesi dhe një herësh vozitësin e pata të veçantë. M’u duk më i shkurtër  pasi gjendesha me kolegun Aleksandër Çipa. Edhe pse më duket se e njoh mirë vendin, megjithatë disa detaje historie të pjesës jugore  të Shqipërisë, të cilat i rrëfen Çipa, për mua ishin tejet interesante.  Duke kaluar nga Fieri drejt Tepelenës dhe më tej në Gjirokastër, prej kolegut njihesh me tipare dhe tipologji krahinash e zonash. Ka histori të vjetra dhe ndryshime të reja. Por të udhëtosh drejt Gjirokastrës dhe të mos ndalesh tek restoranti “ Oda e Hasan Beut”, do të thotë rë humbasësh jo thejsht diçka nga interesantja, por edhe të privosh vetveten prej shijes së kuzhinës labe. Pa të shije udhëtimi në këtë segment të rrugës kombëtare do të ishte  i cunguar dhe madje edhe pa diçka nga interesantja e vet.

Pasi dalim nga Oda e Hasan Beut, një pritje në fshatin Qesarat na bëri gazetari Engjëll Seriani, i cili  gjendej me një ndër arkeologët që po konservojnë njç ndër mozaikët antikë më të mëdhenj që është zbuluar aë funsi nga ekspedita arkwologjike italo-shqiptare në fshatin Krahës të Tepelenës. Kolegu gjirokastrit kishte ndalur në një ndër restorantet e fshatit të poetit të njohur tepelenas Qazim Sheme, i cili si për të ilustruar  zbrazjen  aktuale nga popullata, të fshatrave të jugut të Shqipërisë ka lënë poezinë:” Ku po të le, shtëpia ime?!/ shtatzanë me dhimbje!”

Kolegu Seriani së bashku me një operator televiziv dhe arkeologun, të cilin, para një jave e përcolla në reportazhin e përgatitur nga Marin Mema për zbulimin në Krahës.

Arkeologu dhe Ëngjëlli na rrëfejnë plot pasion se në këto vise ka jo vetëm gjurmë, por pasuri madhështore arkeologjike që flasin dhe provojnë qytetërimin dhe vlerat urbane të antikitetit shqiptar deri në epokën e ilirëve. Madje jo më shumë se dy kilometra nga Qesarati ndodhet fshati me emrin Iliras.

Katër netët na mbushën me emocione, me përshtypje dhe na krijuan atmosferën për refleksione artistike dhe teatrore.

Një mrekulli e papritur në hyrjen e sezonit të vjeshtës ksamiliane, por që akoma nuk ndihej nga numri i madh i turistëve.

“Katër netët Magjike të Teatrit” duket se ringjallën edhe murret nën dritat skenike të amfiteatrit, duke u shndërruar në zemrën e kulturës të cilën e kishte organizuar Ress Egnatia, nën drejtimin e Xhimi Vilës, një koreograf, artist dhe organizator, menaxher dhe programues, i cili me angazhimin e tij, ka një pasion të veçantë për t’i dhënë shkëlqim marketingut të turizmit shqiptar. Ky edicion në Butrint, përmes atij organizimi dëshmoi se mundësitë për të përafruar dhe ekspozuar një Shqipëri multikulturore janë të mëdha. Dhe Xhimi Vila është një promotor i organizimeve të ndryshme dhe që përfshijnë audiencë dhe aktorë e artistë ndërkombëtarë.

Eventi të cilin e organizoi me mbështetjen edhe të institucioneve qendrore dhe lokale në Butrint, ishte një ngjarje e rëndësishme teatrore dhe kulturore jo vetëm për Bashkinë e Sarandës, por edhe në nivel kombëtar dhe me emocione për aktorët dhe regjisorët që erdhën nga vende të ndryshme të rajonit dhe më larg. Një event i cili do trashëguar në mjedisin antik të Butrintit, të atij amfiteatri që themeloi Enea, perandori romak, i cili brenda ditës vizitohet nga 2 mijë e më shumë vizitorë. Shfaqjet teatrale u mirëpriten fuqishëm nga artdashësit  qe shtoheshin çdo dite.  “Shtëpia e Bernarda Albes”  nga trupa nga Kazakistani ishte  shfaqja e pare teatrale qe ndoqi publiku ne regji te regjisores Dina Zhumabayeva. Artiste te reja te talentuar qe befasuan edhe publikun. Regjisorja Dina pas shfaqjes gjate nje takimi  tregon edhe çelësin e suksesit te këtyre talenteve. “Në vendin tonë e kemi si një obligim ti formojmë talentë  të rinjë të cilët do të na zevendësojnë”, tregon ajo praktikën arsimore në Kazakistan.  Ajo me një buzëqeshje të lehtë ishte e befasuar me mikpritjen dhe publikun i cili në fund të shfaqjes me minuta aplauduan.  Edhe aktorja Ulzhan Oarazayeva e cila për të dytën herë radhazi kishte ardhur në Shqipëri përshkruan emocionet që kishte. Një aktore e re plot talent. 

Një sezon që rrallë po arrihet të shijohet sidomos kur moti fillon të freskohet nga ato temperaturat e larta gjatë verës. 

Zona e Ksamilit është më shumë se një pjesë gjeografike, një mbretëri dhe mbretëreshë e detit Jon.

Sapo hyjmë në zonë, u mahnitëm me ato pamje ndryshe nga herët e tjera, jo siç  jemi mësuar me ato kulla 10 katëshe që ngulfatshin, por  hotele të reja jo më shumë se 5 kate, përmirësim të infrastrukturës, rrugë të pastra, lokale të bukura ku mund të shijosh ushqimin dhe verën  dhe plazhet unike dhe të kaltra.  Ishte një ftesë për në vendin që ka zemërgjerësi,  larg zhurmave të rëndomta  ditore. Ndodh shpesh që përvojat të ndryshojnë nga njëra tjetra. Sikundër ngjet që serish të kthehemi, por që disa vende mjafton t’i vizitosh vetëm një herë dhe mandej t’i arkivosh në listën e vendeve apo pjesëve ku “kemi qenë”.

Ksamili është një prej vendeve më tërheqëse për turizmin ne siujdhesën joniane. Ai ka pësuar transformim të paimagjinueshëm. Është destinacion për dhjetëra kompani turistike ndërkombëtare.

Erisa Cakalli nga drejtoria e Turizmit Saranda tregon investimet të cilat janë duke u bërë dhe shumë projekte tjera. Tashmë është duke u ndërtuar edhe një rrugë tjetër e cila dukej si unazë e jashtme e siujdhesës.

Përvoja më e fuqishme që do të merrni nga kjo pjesë e botës, ka lidhje me faktin se është e paprekshme dhe e padukshme, por plotësisht reale dhe e thellë. Merr një ndjesi të veçantë që ndikohet nga pasioni dhe dashuria për jetën dhe shijimin e jetës, për mjedisin bregdetar dhe mundësitë zgjedhëse dhe shërbyese që të ofrohen tash.

Një udhëtim në këtë pjesë do të thotë të shijosh detin blu, diellin, ushqimin, verën dhe sidomos mjediset për argëtim dhe ekzotikë.

Sado që i ri, kjo pjesë ka krijuar një identitet të fortë qoftë në rrjetin hotelier, jo më shumë se pesë katëshe, kulturë në rritje shërbimi dhe urbane, gastronomi, atmosferë të mirë, veçanërisht në XXL mikpritje. Plazhet me rërë të bardhë uji i kristaltë mbeten kryemotivuesi më i fortë për të shkuar aty.  Ky vend të ofron në çdo sezon të njëjtën gjë, por edhe në fillim të vjeshtës kur temperaturat janë pak më të ulëta edhe çmimet më të ulëta për akomodim.

Teksa shijojmë mëngjesin në ndonjë tarracë edhe tani do të shihni pulëbardha. Ajo që më la përshtypjeje të thellë është pedonalja e bukur përreth bregdetit e cila do të vazhdojë ende. Një ngritje vepre arti në det, ndriçime elegante,pastërti arkitekturë moderne në ndryshim të përditshëm etj.

Është e natyrshme se tashmë Ksamili nuk mund të shihet më si pjesë e turizmit alternativ për shumë pushues të huaj. Secili pushues për kënaqësinë e tij do të gjejë një pikë të përshtashme duke pasur parasysh pjesët e saj natyrore.  Secili vizitor mbetet i impresionuar nga lokalet e bukura , nga pjesët dekorative të rrugëve që krijojnë një spektakël viziv, veprash arti dhe arkitekture dhe urbane  në qendër të qytetit.

Ksamili vërtet mbetet një mbretëreshë e detit Jon dhe e krejt brigjeve jugore të Shqipërisë. 

Ditët e gjata me diell, plazhet e bukura me rërë dhe gurë, ofertat me përmbajtje të gjerë gastronomike për secilin xhep, janë një arsye imponuese për një vlerësim të lartë të këtij vendi.

Plazhi i famshëm Poda është një vend i mrekullueshëm me rërë të bardhë  i zbukuruar me palma dhe i pasuruar me bare  dhe restorante.

Pedonalja, një pjesë e së cilës ka përfunduar, ofron një pamje të bukur të detit, anijeve dhe është një vend i preferuar për shëtitje nga grupe dhe indicidë me shije dhe oreferenca të ndryshme.

Palmat dhe instilacionet përgjatë bregdetit figurat, guaskat dekorative…etj., për secilin vizitor grish dhe e motivon për të qenë një amator dhe pasionant i forografisë dhe operotor. 

Mos harroni të eksploroni kuzhinën lokale për të përjetuar shijet autentike të qytetit. Nëse do të shijoni prodhimet e detit të freskëta, përgjatë bregdetit apo gatime tradicionale në zemër të qytetit, atëherë do të përjetoni se kjo pjesë bregdeti është në përafrim me viset e famës së përbotshme të brigjeve të Kenerikeve apo të Maldiveve.

Çfarë e bën një vend të veçantë dhe të zgjojë menjëherë dëshirën për t’u rikthyer?

Ndoshta nuk janë vetëm peizazhet mahnitëse, monumentet historike apo vendet që vizitohen sipas një itinerari të përcaktuar. Ajo që na lidh vërtet me një qytet apo fshat shpesh fshihet në momentet më të vogla dhe më të paplanifikuara. Është ajo kafeja e mëngjesit në një rrugicë të qetë, kur kamerieri të surprizon me një ëmbëlsirë të vogël artizanale. Rrugët nuk janë të zhurmshme dhe shëtitjet nëpër qytet janë të këndshme. Rastisin çaste të vogla, që i vëmë re në momentin ku ndodhin, por që më vonë rikthehen në kujtesë me dëshirën që të kthehem përsëri. Nuk është vetëm ajo që shohim, në një destinacion. Emocioni dhe përshtypja krijohen nga ajo që ndiejmë, shijojmë dhe dëgjojmë, nga ajo gjendje që marrim për shkak të ofertës që mban vendi, të cilin shkelim. Mëngjesi në tarracën e katit të fundit të Hotel “Bianco” është  një vakt dhe rast i përditshëm që nuk mund të përshkruhet. Ke të bësh me një pamje panoramike te bregdetit dhe hyrjes në qytet që të mbajnë mbërthyer…Pavarësisht numrit të madh të turistëve që vijnë këtu çdo vit, Ksamili ruan sharmin e vet të sapofituar, autentik dhe të ofron një përvojë unike.

Kam menduar se për Ksamilin gjithmonë kam ditur mjaftueshëm, megjithatë shumë gjëra më surpizuan në këtë qëndrim të ditëve të fundshtatorit.

Ky vend, pse jo, është një parajsë për dashamirësit e kulinarisë.

Për secilin xhep ofrohen ushqime nga ato të shpejta, gatime vendore deri te specialitetet e ndryshme me dekorime të bukura.

Këtë herë ishte vendosur të shkonim te Gjiri i Hartës e cila përballë kishte ishujt e Ksamilit. Një plazh i pastër me një kuzhinë tejet të pasur dhe me shije. Çmimet ishin pak më të larta me nga 100 apo 200 lekë për ndonjë racion në raport ta zëmë me pjesë  veriore të Adriaikut.

Përmes rrugës kryesore të mbushur me lokale komode dhe ushqime tradicionale te jashtme , të cilat të joshin në ngrohtësinë e tyre, arritëm në hotel Murati ku shërbehet si pjatë kryesore Tapas. Njerëzit shpesh nuk mund të vendosin se çfarë të hanë, dhe në këtë mënyrë mund të provoni disa vakte më të vogla dhe pastaj të vendosni për atë kryesorin. Na erdhi si rekomandim nga miqtë tanë. Përgatitja e tyre ishte fantastike. Aroma e fortë e ushqimit të mirë, është një përvojë që e përvetëson në një sekondë dhe dëshiron absolutisht të bëhesh pjesë e saj. Çmimet në shumë restorante janë të arsyeshme sidomos të produkteve të detit. Teksa çmimet e akomodimit janë më të larta në krahasim me pjesët tjera të bregdetit shqiptar.

Jeta e natës në Ksamil vërtet ka një reputacion të mirë. Të rinjtë që ishin akomoduar në të njëjtin hotel, kalimthi tregojnë se kalojnë shumë bukur në klubet e natës, buzë plazheve. Ndërsa  jo rrallë, edhe pas orëve të pasmesnatës, hidhen në pishinat e hoteleve.

Ditën tonë të fundit, ndonëse rigonte shi, më në fund na ndriti fati dhe u ndal, duke bërë një guidë në det të hapur me anije në Sarandë, ku vallja nuk u ndal asnjë çast nga aktorët pjesëmarrës të festivalit dhe të ftuarit e Ress Egnatia. Momente të pa përshkruara, dialogë miqsh nga qytete dhe vende të ndryshme të rajonit dhe botës. Plot miq kishin ardhur enkas per kete event nga mergimi sipërmarrësi Arjan Tollumi, Andrea Ferizi, avokati Petrit Hoda emigrant në Greqi dhe nipi i tij Kreshniku me punë në Gjermani, Lul Braja nga Tirana që i bënin netët e hareshme. Një mikrobotë artistësh dhe qytetarësh të kulturave të ndryshme që të bënin ta ndieje Shqipërinë turistike dhe kulturore ashtu siç mund të ta ofrojë në këtë kohë Ksamili dhe Saranda.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram