Sunday, October 11, 2026
HomeLajmeKosovëHamza në 27-vjetorin e PDK-së: Qëndrojmë të bashkuar

Hamza në 27-vjetorin e PDK-së: Qëndrojmë të bashkuar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka uruar 27-vjetorin e themelimit të kësaj partie, duke vlerësuar kontributin e saj në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Përmes një postimi, Hamza ka thënë se PDK-ja u themelua në një periudhë kur vendi kishte nevojë për guxim, vizion dhe përkushtim.

Ai ka përmendur edhe ish-krerët e kësaj partie, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, për të cilët ka thënë se “nuk u thyen dhe nuk u përkulën kurrë”.

Me rastin e këtij përvjetori, Hamza ka theksuar se përgjegjësia e partisë është ruajtja e trashëgimisë politike dhe vazhdimi i angazhimit për një Kosovë me më shumë zhvillim dhe mundësi për qytetarët.

“Jemi krenarë për të kaluarën. Qëndrojmë të bashkuar në të tashmen. Dhe punojmë me përgjegjësi për të ardhmen e brezave që vijnë”, ka shkruar Hamza.

Në fund, kryetari i PDK-së ka uruar anëtarët, strukturat dhe mbështetësit e partisë për 27-vjetorin e themelimit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram