Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat, në disa lokalitete, mund të sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5°C deri në 9°C, ndërsa ato maksimale nga 21°C deri në 25°C.
Ndërkaq era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1–4 m/s.
Ulje të temperaturave pritet të ketë ditën e diel të shoqëruara me reshje shiu
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6°C deri në 11°C, ndërsa ato maksimale nga 12°C deri në 16°C.
Sipas Instituti, në përgjithësi, reshjet e së dielës pritet të jenë të dobishme për furnizimin e tokës me lagështi dhe për mbarëvajtjen e fushatës së mbjelljeve vjeshtore.

