Wednesday, October 14, 2026
HomeLajmeKosovë Gjendet marihuanë dhe armë në Fushë Kosovë, arrestohen dy shtetas turq

 Gjendet marihuanë dhe armë në Fushë Kosovë, arrestohen dy shtetas turq

Policia e Kosovës ka sekuestruar 62.55 gramë marihuanë, një revole, një karikator dhe gjashtë fishekë gjatë një aksioni në rrugën “Presheva” në Fushë Kosovë.

Sipas raportit policor, rasti është regjistruar rreth orës 23:58, pas pranimit të një informate nga policia, e cila ka dalë në lokacion dhe ka takuar një të dyshuar, shtetas turk. Gjatë kontrollit, është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në sasi prej 62.55 gramësh.

Ndërkaq, gjatë kontrollit të banesës, në dhomën e një personi tjetër, po ashtu shtetas turk, është gjetur një revole me një karikator dhe gjashtë fishekë.

Substanca narkotike dhe arma me municion janë sekuestruar nga policia.

Me vendim të prokurorit kujdestar, janë iniciuar dy raste të ndara: një për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe tjetri për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram