Thursday, October 15, 2026
HomeLajmeBE-ja dënon dhunën në protestat në Tiranë: Dhuna nuk ka vend në...

BE-ja dënon dhunën në protestat në Tiranë: Dhuna nuk ka vend në demokraci

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka dënuar përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për aktet e dhunshme dhe dëmtimin e pronës publike dhe private.

Në reagimin e tij, Delegacioni i BE-së u ka bërë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Ai ka theksuar se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore, të cilat duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore.

“Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Dhuna nuk ka vend në demokraci. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore”, thuhet në reagimin e Delegacionit të BE-së.

Delegacioni ka theksuar gjithashtu rëndësinë e dialogut konstruktiv ndërmjet të gjitha palëve, duke e cilësuar atë si rrugën për adresimin e shqetësimeve legjitime.

“Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime”, thuhet në reagim.

Ndërkohë, edhe sot, studentët kanë nisur protestat dhe janë grumbulluar në rrugët e Tiranës që në orët e para të mëngjesit. Protestës u janë bashkuar edhe nxënës, ndërsa një pjesë e tyre kanë bojkotuar procesin mësimor.

Në terren janë angazhuar forcat e Policisë, të cilat kanë marrë masa për ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e dëmtimit të objekteve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram