Dy vajza të mitura janë raportuar nga nënat e tyre se nuk janë kthyer në shtëpi ditën e djeshme në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, në rastin e parë vajza me vendbanim në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë rreth orës 07:00 është raportuar se ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më.
Ndërsa në rastin e dytë për vajzën me vendbanim në rrugën “Ibrahim Kelmendi”, rreth orës 19:00 është raportuar nga nëna e saj për të cilën ka thënë se ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.
Policia e ka bërë të ditur se të dy rastet janë nën hetime.

