Thursday, October 15, 2026
HomeLajmeKosovëMbeturinat në trotuaret e Prishtinës nxisin reagimin e qytetarëve

Mbeturinat në trotuaret e Prishtinës nxisin reagimin e qytetarëve

Grumbujt e mbeturinave dhe kontejnerët e tejmbushur po shqetësojnë banorët e Prishtinës, të cilët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Komuna e Prishtinës dhe kompania “Pastrimi” ia atribuojnë problemin kufizimit të orarit të Deponisë Sanitare në Mirash, ndërsa kompania që menaxhon deponitë thotë se ajo ka funksionuar 24 orë në ditë gjatë periudhës korrik-shtator 2026. Derisa palët japin versione të ndryshme për shkaqet e situatës, mbeturinat vazhdojnë të mbeten në rrugët e kryeqytetit.

Kontejnerë që gufojnë nga mbetjet dhe trotuare pothuajse të bllokuara janë pamjet që po shoqërojnë përditshmërinë e banorëve në kryeqytet. Çështja e grumbullimit të mbeturinave ka nxitur reagime të ashpra ditëve të fundit, duke kthyer vëmendjen te menaxhimi i tyre. Përballë kësaj gjendjeje të rënduar, qytetarët po kërkojnë me ngulm që kjo situatë të marrë një zgjidhje të menjëhershme.

Por, përtej përgjegjësisë së kompanive publike, një pjesë e shoqërisë vë theksin edhe te kultura qytetare. Për disa banorë të Prishtinës, ruajtja e ambientit kërkon një kontribut të përbashkët dhe kujdes më të madh nga vetë secili individ.

Kompania “Pastrimi” dhe Komuna e Prishtinës fajësojnë një nivel tjetër operativ. Sipas tyre, i gjithë ky ngërç mjedisor po shkaktohet si pasojë e kufizimit të orarit të Deponisë Sanitare në Mirash.

Autoritetet komunale kanë kërkuar zyrtarisht heqjen e këtij kufizimi, teksa kanë ngritur tonet duke paralajmëruar edhe kallëzim penal nëse dyert e deponisë nuk qëndrojnë të hapura.

Mirëpo, ky version i ngjarjes hidhet poshtë nga kompania që menaxhon deponitë. Përmes një reagimi zyrtar, ata kanë sqaruar se gjatë gjithë periudhës korrik?shtator të vitit 2026, Deponia Sanitare në Mirash ka operuar 24/7.

Ky vendim, sipas tyre, ishte vetëm një masë e përkohshme për t’iu përgjigjur kërkesave të paraqitura nga kompania “Pastrimi” për të lehtësuar sezonin veror dhe se kjo periudhë nuk ka nënkuptuar shfuqizim të vendimit për riorganizimin e orarit të rregullt. Derisa palët ndajnë interpretimet ligjore e operative, mbeturinat vazhdojnë të mbesin në rrugët e Prishtinës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram