Sunday, October 18, 2026
HomeLajmeKosovëGjini: Opozita duhet të përgatitet për qeverisje me politika konkrete

Gjini: Opozita duhet të përgatitet për qeverisje me politika konkrete

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kërkuar që opozita të përgatitet për marrjen e përgjegjësive qeverisëse, duke hartuar politika konkrete për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Gjatë prezantimit të platformës politike dhe strategjisë për zhvillimin e Kosovës para strukturave të partisë, ai ka renditur si prioritete sigurinë, rritjen e pagave dhe pensioneve, përmirësimin e arsimit dhe shëndetësisë, zhvillimin e infrastrukturës dhe forcimin e ushtrisë.

Gjini është ndalur edhe te lufta për liri dhe sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i cilësuar ato si pjesë të themeleve mbi të cilat është ndërtuar shteti.

Ai ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së këtyre vlerave, si dhe të respektimit të Kushtetutës dhe institucioneve shtetërore.

Sipas Gjinit, Kushtetuta përfaqëson kontratën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve, ndërsa çdo veprim që cenon vlerat themelore, institucionet apo rendin kushtetues rrezikon të ardhmen e Kosovës dhe të brezave të rinj.

Pas takimit me strukturat e partisë, Gjini ka deklaruar se Aleanca synon të ofrojë një alternativë politike për tejkalimin e krizës në vend.

“Qendra e djathtë që ne e përfaqësojmë është zgjidhja e vetme për ta nxjerrë Kosovën nga kriza”, ka shkruar Gjini, duke falënderuar anëtarët e Aleancës për pjesëmarrjen dhe angazhimin.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram