Shefi i EULEX-it, Antero Lopes, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori.
Sipas njoftimit të EULEX-it, në takim u diskutua për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet dy misioneve, në kuadër të mekanizmit me tri nivele të reaguesve ndaj sigurisë.
Ky bashkëpunim synon të kontribuojë në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe në garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet.

