Tuesday, October 20, 2026
HomeLajmeKosovëJansha uron Kurtin, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrim evropian

Jansha uron Kurtin, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrim evropian

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi për mandatin e ri nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Janez Jansha.

“Dua gjithashtu të shfrytëzojë këtë mundësi për të shprehur besimin e palëkundur që marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës do të vazhdojë të forcohet në dobi të qytetarëve tanë”, shkroi ai, njofton Kryeministria.

Teksa ofroi mbështetje dhe ndihmë në procesin e integrimit evropian, kryeministri Jansha i dëshiroi suksese kryeministrit Kurti dhe shtoi se mezi pret vazhdimin e bashkëpunimit.

“Sllovenia i kushton rëndësi të posaçme marrëdhënieve të saj me shtetet e Evropës Jug-Lindore dhe përparimit të tyre në rrugën drejt integrimit Evropian. Ju lutem, jini të sigurt që Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e plotë të vendit tonë dhe në ndihmë në këtë fushë”, ka shtuar Jansha në letrën e urimit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram