ATSH/ Moti në vendin tonë ditën e hënë parashikohet të jetë i qëndrueshëm, me mbizotërim të kthjellimeve në të gjithë territorin gjatë gjithë ditës.
Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimit, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në dete valëzimi parashikohet i ulët, i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 10/24 | Diell |
| Kukës | 7/20 | Diell pak re |
| Lezhë | 13/24 | Diell |
| Dibër | 6/19 | Diell pak re |
| Durrës | 12/24 | Diell |
| Tiranë | 13/24 | Diell |
| Elbasan | 11/24 | Diell pak re |
| Berat | 8/24 | Diell |
| Vlorë | 13/23 | Diell |
| Korçë | 5/18 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 7/23 | Diell |
| Sarandë | 12/23 | Diell |

