Tuesday, October 20, 2026
HomeLajmeRama: Dhuna ndaj Policisë nuk është protestë, nuk negociohet me dhunuesit

Rama: Dhuna ndaj Policisë nuk është protestë, nuk negociohet me dhunuesit

Kryeministri Edi Rama, në një takim me Policinë e Shtetit, deklaroi se protestat e ditëve të fundit janë “valë dhune që nuk ka të bëjë me asnjë nga arsyet e një vendi demokratik për të kërkuar më shumë nga qeveria e për të pasur pakënaqësi”.

Një gur në dorë, një mesazh i fortë për protestuesit dhe një akuzë ndaj një rryme që, sipas tij, po ndikon te të rinjtë. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një simbol të drejtpërdrejtë për të dënuar incidentet e dhunshme gjatë protestave, duke e cilësuar dhunën ndaj Policisë si vijë të kuqe për shtetin.

Gjatë një takimi me drejtuesit e Policisë së Shtetit, kreu i qeverisë theksoi se pakënaqësitë qytetare janë pjesë e demokracisë, por ato nuk mund të justifikojnë sulmet ndaj efektivëve dhe institucionet nuk duhet të tërhiqen përballë akteve të tilla.

“Me këtë (gur) nuk negociohet. Dhe me këdo që vë përpara këtë, nuk negociohet”, deklaroi Rama.

Sipas kryeministrit, Shqipëria i ka përjetuar më parë pasojat e dhunës, të cilat, siç u shpreh ai, kërkojnë vite për t’u kapërcyer. Për këtë arsye, ai argumentoi se tolerimi i dhunës mund të rrezikojë vetë autoritetin e shtetit.

Në fokus të deklaratës së kryeministrit ishin edhe të rinjtë që marrin pjesë në protestat e fundit. Rama bëri dallimin mes pjesëmarrjes paqësore dhe përfshirjes në akte të dhunshme, por pretendoi se një pjesë e të rinjve po ndikohet nga një rrymë ekstremiste e shfaqur në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Janë të rinj dhe të reja të ekstremizuar nën trysninë, apo nën frymëzimin e asaj force të errët dhe të re që është shfaqur në Europë dhe në SHBA”, u shpreh ai, duke iu referuar Antifës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram