Thursday, October 22, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu takon Wylita Bell, në fokus forcimi i partneritetit Kosovë–SHBA

Haxhiu takon Wylita Bell, në fokus forcimi i partneritetit Kosovë–SHBA

Në kuadër të angazhimeve për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës amerikane në Kosovë, Wylita Bell, me të cilën diskutoi prioritetet institucionale dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Wylita Bell, ku në fokus ishte bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u diskutuan prioritetet e Kuvendit në legjislaturën e njëmbëdhjetë, si dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me institucionet amerikane.

Haxhiu theksoi rëndësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar atë si thelbësor për avancimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

Ajo gjithashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes dhe thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram