Thursday, November 12, 2026
HomeLajmeKosovëKëtë javë fillojnë vendimet dhe pagesat për Pagesat Direkte 2026

Këtë javë fillojnë vendimet dhe pagesat për Pagesat Direkte 2026

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të fillojë lëshimi i vendimeve dhe realizimi i pagesave për fermerët përfitues nga skema e Pagesave Direkte 2026.

Sipas njoftimit të Ministrisë, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë janë pranuar gjithsej 33 mijë e 460 aplikime, ndërsa shqyrtimi administrativ dhe kontrollet në terren për sipërfaqet bujqësore kanë përfunduar.

Paralelisht me realizimin e pagesave për sipërfaqet bujqësore, do të publikohen edhe listat e përfituesve. Pas përfundimit të kësaj faze, do të vazhdohet me pagesat për skemat e tjera të mbështetjes.

Ministria ka bërë të ditur se fermerët që kanë kultivuar grurë do të mbështeten për sipërfaqet e mbjella, plehun artificial dhe shpenzimet e naftës, sipas normave dhe shumave të mbështetjes të viteve të mëparshme.

Ndërkaq, mbështetja për grurin për kilogram është skemë e veçantë dhe vlen vetëm për fermerët që e kanë dorëzuar grurin në mullinj. Kjo skemë nuk ndikon në pagesat për sipërfaqet bujqësore.

Për aplikimet e vitit 2026, sipas Udhëzimit Administrativ nr. 02/2026, zbatohet pragu minimal i rendimentit prej 3 mijë e 225 kilogramësh për hektar.

Ministria ka sqaruar gjithashtu se vendimi i ministrit për përcaktimin e rendimentit mesatar kombëtar është obligim ligjor, i bazuar në të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Sipas njoftimit, ky vendim ndërlidhet me përgatitjen e Programit të Pagesave Direkte për vitin 2027 dhe nuk ndikon në aplikimet e pranuara për vitin 2026.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram